Viti 2022 është viti i buzëve dhe Kylie Jenner është të paktën një që të siguron për këtë, por pas saj, lista është bërë mjaft e gjatë. Vetëm se nuk duhet të kesh nevojë për trajtime kolagjeni për t’i bërë ato të bukura si pala respektive.
Çdo formë është e bukur dhe unike, por po ashtu thotë diçka të ndryshme për pronaren.
Çfarë thonë buzët e tua për ty?
A) Buzë të holla
Nëse keni buzë të holla jeni krejtësisht e pavarur në të gjitha fushat. Kjo nuk do të thotë që nuk e vlerëson shoqërinë, këtë e bën gjithmonë, por nuk ke nevojë për askënd për të treguar ndjenjën e vetëvlerësimit. Kur ju vjen në mendje për të realizuar diçka, asgjë nuk mund të të ndalojë.
B) Buzë të plota
Nëse i ke buzët e plota, ke një dëshirë të natyrshme për të ushqyer ata rreth e rrotull vetes. Miqtë të konsiderojnë një nënë të sigurt – nuk do të guxoje kurrë t’i lije në baltë. Kujdesi për të tjerët deri në vetëmohim tek ty është e admirueshme, por sigurohu që e bën këtë për njerëzit e duhur, në mënyrë që ata të mos abuzojnë me mirësinë tënde.
C) Buzë të rrumbullakëta
Nëse ke buzë të rrumbullakëta (buzë trëndafili), je ndër njerëzit që merr gjithmonë atë që dëshiron. Njerëzit që të rrethojnë janë pak të trembur nëse duan të të afrohen për shkak të vetëvlerësimit që ke – ata duhet të të luten. Kjo është një gjë e tmerrshme në pamje të parë, por kjo ndodh sepse ti urren ndjesinë sikur po kërkon mbështetje nga të tjerët. Bëj një hap pas kur ta kesh këtë ndjesi dhe pëpiqu të mendosh për veten para se të kërkosh ndihmën e të tjerëve.