Cfare po ndodh ne profilin e Donald Veshajt? Ndjekesit shperthejne ne ofendime ndaj tij (FOTO)

Donaldi ka nervozuar tej mase fansat që pas festës mbrëmë që kishte organizuar “Top Channel” për stafin dhe ish banorët e Big Brother VIP.

Aktori ishte i pranishëm në festë, ku dhe këndoi këngën që e kishte shkruar për Bora Zemanin, e që këndohej nga Elgit Doda, video e cila u be virale menjehere ne rrjetet sociale.

Beatrixa shkoi më vonë tek festa bashkë me vëllain e saj, por që në asnjë moment nuk u pa bashkë me Donaldin, i cili gjatë gjithë kohës ishte me një pjesë të ish banorëve dhe vëllain e tij, Romeon.

Këto veprime të aktorit kanë irrituar fansat të cilët janë shprehur se janë bërë pishman që e kanë votuar.

Madje i kanë kërkuar edhe falje Einxhel Shkirës dhe Arjola Demirit që dikur e kundërshtonin me komente, shpesh edhe fyese, pasi të dyja nuk e besonin aspak Donaldin ne lidhje me Triksen, fjale te cilat rezultuan te verteta pasi diten e sotme Beatrix ka hequr nga Instagrami Donaldin duke i dhene fund lidhjes me te.