Aktorja e njohur e humorit, njekohesisht dhe moderatorja Rudina Dembacaj, diten e djeshme ka realizuar nje ‘Stand Up Show’.
Perpos shume temave, debateve dhe historive te ndryshme, gjate monologut Dembacaj diskutoi lidhur me temen e marteses.
Por, ajo qe terhoqi me shume vemendjen, ishte nje frazë e saj, pasi u duk si një thumbim për moderatoren e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani.
”Meqe ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.
Rikujtojmë se shumë vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit.
Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj të “Instagram”.
Rikujtojmë se ditën e ndjeshme, Arbana Osmani ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother” si rrallërherë. Ajo ka surprizuar banorët me një dhuratë të veçantë, ku, bazuar në fatin e gjithësecilit, ata mund te kenë një biletë kthimi nëse eleminohen nga gara.
Një nga surprizat e bukura të mbrëmjes së djeshme ishte dhe ajo që iu bë Arjola Demirit. Ajo takoi më në fund vajzën e saj, duke na dhuruar momente të paharrueshme dhe shumë prekëse