Ilir Shaqiri është rikthyer ndjeshëm në vëmendjen e publikut shqiptar me pjesmarrjen e tij në “Big Brother VIP”.
Ai doli me fitore nga reality show dhe që prej atëherë duket se po qëndron më shumë në vendlindje se në Itali ku është shpërngulur prej vitesh dhe ka krijuar familjen.
Iliri është gjithashtu shumë aktiv në rrjetet sociale ku tregon një pjesë të mirë nga përditshmëria dhe projektet e ardhshme.
Por një InstaStory i fundit i tij na cuditi. Balerini ka bërë një foto me disa policë ku tregon se ia ka hedhur më një foto.
“Kur vijnë me të arrestu dhe ja hudh me 1 foto”, shkruan Iliri, me siguri është në kuadër të shakasë.