Gjate spektaklit te shkuar u hap nje debat mes Beatrix dhe Donaldit per shkak te ftohjes qe ata kishin patur kohet e fundit.
Ne shfaqjen e ketij klipi ishte perfshire edhe nje bisede me Egzonen pasi Donaldi kishte folur me te persa i perket disa veprimeve te Trixes qe nuk i pelqenin.
Ditën e sotme, ato kanë diskutuar me njera-tjetrën, ndërkohë që gazetarja nuk mundi t’i mbante dot as lotët teksa i shpjegonte Beatrix se nuk ka asgjë tendencioze me të.
“Më ka ardhur shumë keq, kur të dalësh jashtë do ta shikosh dhe do të më japësh të drejtë”,- tha ajo me lot në sy.
Nga ana tjetër Egzona nuk nguroi t’i jepte Beatrix disa këshilla lidhur me situatën e trazuar emocionale që ajo po përjeton. Ajo i sugjeroi të vendosë veten dhe lumturinë e saj të parën e mos t’i kërkontë ato ke dikush tjetër.
“Duhet të vendosësh veten përpara. Lumturinë, entuziasmin gjeje tek vetja dhe mos e kërko tek askush tjetër. Shprehe nëse je e mërzitur, mos i lër gjërat pa sqaruar”,- shtoi ajo.