Ndryshimet e fundit në Instagram, ku dalin më shumë reels sesa foto të miqve, nuk është pritur mirë.
Madje Kylie Jenner postoi një status ku shkruhej se kërkonte rikthimin e Instagramit të vjetër dhe jo transformimin e tij në Tiktok.
Pas thirrjeve të përdoruesve, CEO i Instagram Adam Mosseri ka reaguar duke u shprehur se Instagram po ndryshon sipas kërkesave të kohës.
Mosseri tha se kompania po ‘eksperimenton me disa ndryshime në aplikacion dhe e di që ka patur ankesa’, por mesa duket rikthimi i Instagramit siç ishte nuk është i mundur.
“Duhet të jem i sinqertë, besoj që në vazhdim Instagram do jetë më shumë për videot sepse po të shikoni njerëzit postojnë më shumë video dhe ju duhet të mësoheni me këtë ndryshim”, përfundoi ai.