Thashethemet per nje lidhje te mundshme mes Semit dhe Donaldit kane filluar qysh ne puntaten e pare te ketij edicioni vip te “Big Brother” e kjo per shkak se afrimiteti i madh mes tyre nuk pritej nga askush.
Shume komente jane lidhur edhe me Boren, duke thene se shoqja e ngushte e saj, Semi, po “ia punon pas kraheve” dhe se ka pelqim per Donaldin.
Fjale te tilla jane pare kudo ne median roze, por Bora vendosi te mos reagonte per nje kohe te gjate, derisa diten e sotme vendosi t’u jape fund gjithe thashethemeve.
Ajo u shpreh se marredhenia mes Donaldit dhe Semit ka qene e tille edhe jashte “Big Brother”, pra edhe ne kohen kur dyshja ishin akoma bashke.
Afrimitetin e tyre, Bora e shikon thjesht si nje mbeshtjetje nga ana e Donaldit per Semin dhe asnje me shume.