Puntata e shkuar ne “Per’puthen Prime” ishte premtuar te ishte nje puntate speciale, e te ftuar ishin çifti me real i atij programi, Andi dhe Melisa.
Ata po luanin bashkë “lojën e çifteve” ku Bora po u drejtonte pyetje Andit dhe Melisës e ata me sy mbyllur duhet të zgjidhnin njërin apo tjetrin
Në një moment Bora pyet: Kush ka shije të çuditshme?
Melisa e drejtoi gishtin drejt saj dhe Bora duke qeshur tha “e meritoja”.
Pati edhe komente të shumta që aluduan se Bora e kishte për Donaldin, pasi ka shije të çuditshme që ka qenë e dashura e tij.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Bora duket se thumbon Donaldin, pikërisht në “Për’puthen Prime”.
Kur dy vajza Mikela dhe Ritvana po debatonin për Erionin, debate që janë të shpeshta në “Për’puthen”, Bora iu drejtua atij duke i thënë se uron që ai të jetë i sinqertë e të mos luaj.
“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.