Puthja e famshme e Bores dhe DonaIdit ne shtepine e “Big Brother VIP”, u vendos qe te imitohej ne Show-n e humorit “Portokalli”, ku per kete na vuri ne dijeni Romeo me ane te nje videoje te postuar ne profilin e tij.
Ajo cka mori vemendjen ne kete video ishte komenti i Bores, e cila kishte shkruar:
“Hahhahahhaa, dashuri labe. Te dua moj qëne”- duke kujtuar keshtu mbase theniet e Donaldit ndaj saj.
Te njejten shprehje, Bora gjeti rastin t’a permendte ne Per’puthen gjate takimit te Alvises dhe Bashkimit, teksa i kerkoi ketij te fundit t’i thoshte Alvises te njejten shprehje.
Kjo per shkak se ne takimin e tyre, Alvisa kishte vendosur t’a conte Bashkimin ne vendlindjen e saj, ne Vlore, andej nga eshte edhe Donaldi.
Kujtojme se gjate diskutimit te ketij takimi, Bashkimi tregoi se nuk ishte ndjere shume i mirepritur nga meshkujt vlonjat e kjo u justifikua nga Alvisa duke thene se jane pak te eger, ndersa Bora u doli ne “mbrojtje” duke u shprehur:
“Do mesohesh, do mesohesh se nuk e kane me te keq”- tha moderatorja teksa studio shpertheu ne te qeshura.