Ndonëse prej javësh eshte jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” , Ardit Çuni vijon të jetë i përfshirë me reality shown dhe t’i kushtojë vëmendje në rrjetet sociale.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari krijoi raporte shumë të mira me Ilirin, Arjolën, Monikën, Beniadën etj.
Dhe duket se debatet që EinxheI ka patur me ta(përveç Beniadës) dhe sjellja e saj nuk i ka pëlqyer aspak Ardltit. Përmes një postimi në Instastory ai ka kërkuar nga publiku ta votojnë Einxhel për të dalë jashtë.
“Po boll o boll se le nam. S’ngele cep pa ulërit dhe pa hedh vrer e pa ulur të tjerët. Dikush ta nxjerrë jashtë Einxhel të martën meqë i duket vetja shumë e preferuar!”- shkruan ai.
Kujtojmë se EinxheI është në televotim me Ilirin, Arjolën dhe Klaudion. Kush do dalë prej tyre? Mbetet për tu parë.