Arjola ka qenë së fundmi banorja më në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP”. Ajo është përfshirë në debate të shumta, ku më të zjarrtat i ka patur me Einxhel dhe Donaldin.
Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, dy aktorët nuk i kursyen akuzat dhe ofendimet, duke quajtur njëri-tjetrin “kalama”, “dyfytyrshe”, “egoiste”.
Në debat e sipër, Donaldi përsëriti disa herë se Arjola “nxorri surratin e vërtetë”, duke e akuzuar se deri tani ka bërë lojë. Mirëpo, duket se si Donaldi mendon edhe një kolege e Arjolës me të cilën ajo ndan skenën në “Portokalli”.
E kemi fjalën për Renada Caci, të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”. Përmes dy postimesh në Instastory ajo ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.
“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo fillimisht në një status.
Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar:
“’Big Brother VIP’ është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, duke ironizuar kështu Arjolën, e cila ndër të tjera përdor shpesh fjalën “çikë”.
Nuk dihet se çfarë mosmarrëveshjesh ka mes dy aktoreve, por situata nuk duket aspak “paqësore”.