Një sfidë e vështirë i është ngarkuar Beatrix Ramosajt, Monika Lubonjës dhe Beniada Nishanit. Misioni i vajzave në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte që të nxirrnin kafshët e futura në shtëpi pa u vënë re nga banorët e tjerë.
“Vëllai i madh” kishte vendosur katër lloje kafshësh në shtëpi, një qen, një dele, një pulë edhe një gomar. Në fillim ato mundën t’i largonin më sukses tre kafshët e para por nxjerrja e gomarit nga shtëpia pa i rënë në sy banorëve të tjerë ishte më e vështira.
Beniada u gjend në një moment shumë të vështirë pasi nuk po dinte si ta largonte kafshën pa u dalluar dhe misioni ishte thuajse e pamundur.
Ajo vendosi të hipte mbi gomar dhe Monika u përpoq ta ndihmonte për ta nxjerrë duke e tërhequr kafshën. Por sfida dështoi pasi gomari u dallua nga të gjithë banorët.
Ndërsa momenti u shoqërua me batuta dhe të qeshura mes tyre.
Kështu sfida e radhës që ishte vendosur nga “vëllai i madh” u quajt i dështuar.
https://www.instagram.com/p/CXcDcjVF-JZ/?utm_medium=copy_link
https://www.instagram.com/p/CXcEon8lTea/?utm_medium=copy_link