Në spektaklit e kësaj të marte të “Big Brother VIP”, shtëpisë më të famshme në Shqipëri iu bashkuan 5 banorë të rinj, ku një prej tyre është moderatorja kosovare Egzona Rafuna.
Në një bisedë, ajo ka treguar se ka patur njohje me Dj Dagz, pasi kanë qenë së bashku në vitin e parë të shkollës së lartë për ekonomik, por mesa duket ai nuk e mban mend.
Në dhomën e rrëfimit, Egzona zbuloi se DJ Dagz rrinte gjithmonë në fund të klasës me një vajzë me të cilën ai ishte në një lidhje dhe nuk e kupton pse bën sikur nuk e kujton.
Mbase Dagz nuk do që Egzona të kujtojë kohët e tij të vjetra me vajzën në fjalë.
Ndërkohë kujtojmë që DJ Dagz po shijon marrëdhënien me Einxhel, të cilët së fundmi kanë kaluar edhe shumë momente romantike me njëri-tjetrin.