Vetëm tre ditë pasi u lirua, Kleviol Ahmeti u arrestua sërish.
Reperi i njohur si Cllevio ka qëndruar një muaj e gjysmë në burg pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak duke u konfrontuar me Noizyn dhe grupin e tij.
Shkak për arrestimin e sotëm janë bërë ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjetet sociale që nga momenti kur la qelinë.
Në momentin kur efektivët e policisë i kanë ardhur në shtëpinë e tij në Lushnje, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale.
Edhe gjatë shoqerimit, reperi vazhdon të jetë live në Instagram.