Sezoni i pare i “Big Brother VIP ALBANIA” mbylli dyert e saj pak dite me pare ku fitues u shpall balerini i njohur Ilir Shaqiri.
Ky vendim i produksionit shkaktoi mjaft trazira ne rrjete sociale, ku te shumte ishin ndjekes dhe jo vetem te cilet shprehen pakenaqsine dhe vune ne dyshim vertetesine e programit.
Burime te “Prive” publikuan pamje ekskluzive nga momenti i zyrtarizimit te Ilir Shaqirit si fitues, pamje ne te cilat Romeo dukej i tensionuar, aq sa u desh edhe nderhyrja e sigurimit.
Nuk vonoi shume, ku pas nje kerkimi ne rrjetet sociale te binjakeve u vu re se video-ja e publikuar pak dite me pare e projektit te tyre ne “Top-Channel” ishte fshire duke ngritur dyshime per nje krisje mes tyre dhe televizionit te njohur.
Por, nuk mbaroi me kaq. Donaldi gjithashtu hoqi nga ndjekesit ne Instagram moderatoren e “BBV”, Arbana Osmanin si dhe motrat Lori&Sara Hoxha.
Pas gjithe ketyre ndodhive, ka reaguar moderatorja Arbana Osmani.
Ajo ka postuar një ‘story’ në Instagramin e saj, për të sqaruar disa gjëra në lidhje me fjalët që po thuhen për konfliktin mes vëllezërve Veshaj dhe produksionit të Top Channel.
Ajo shkruan se ky konflikt nuk ka ekzistuar kurrë, teksa vijon duke falënderuar çdo konkurrent, aq më tepër Donaldin, pasi sipas saj, ai ka dhuruar emocione pa fund.
“Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.”- shkruan Arbana Osmani në Instastory.
Ndërkohë vëllezërit Veshaj nuk kanë folur ende në lidhje me këtë situatë.