Arbana Osmani ‘ndez sërish luftën’ me Luana Vjollcën, si e thumboi në emision live

Gjate mbremjes se djeshme po tregohej nga banoret per proven e javes ku ata duhet te imitonin disa nga programet e “Top Channel”.

Ata gjithashtu treguan se gjate kohes qe zgjidhnin moderatoret e programeve, paten disa perplasje me njeri tjetrin e nga ky rast duket se Arbana nuk e kurseu nje thumb per Luana Vjollcen.

Pas ‘thumbave’ të herëpashershme nga Luana në drejtim të Arbanes, kjo e fundit beri dje në spektaklin e Big Brother Vip këtë deklaratë:

Paska patur edhe në Shtëpinë e Big Brother, këto problemet e prezantuesve që janë jashtë. Unë që kam 20 vite në televizion këto biseda i kam dëgjuar pak si shumë shpesh në jetën reale dhe nuk dua ti dëgjoj dhe në Big Brother. Janë tërësisht të parëndësishme dhe janë shumë për të qeshur”, u shpreh Arbana.

Kujtojme se muaj më parë u përfol për një ‘luftë’ mes dy moderatoreve të Top Channel, për të marrë prezantimin e reality show-t Big Brother VIP.