Qe prej startimit dhe deri ne diten e sotme, emisioni “Big Brother VIP” vazhdon te thyeje rekorde shikueshmerie, si ne televizion por edhe ne rrjete sociale.
Perpos nje numri te madh ndjekesish ku shprehin opinionet dhe pelqimet e tyre, nuk kane munguar as reagimet e personave te famshem te showbizit shqiptar, duke permendur ketu se fundmi kengetarin Don Xhon, i cili shprehu hapur pelqimin per Donaldin, por edhe Klea Huta ka krijuar simpatine e saj per njerin prej banoreve.
Ajo ka publikuar një “Ask me a question” në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka nisur një rubrikë mini-interviste me ndjekësit e saj.
Midis shumë gjërash që ajo ka zbuluar për veten e saj, qëllimet dhe objektivat e 2022-shit, këngëtarja dhe aktorja ka ndarë gjithashtu me ndjekësit edhe mendimet e saj lidhur me emisionin e “BB VIP”.
E pyetur se kush mendon që do ta fitoj këtë kompeticion, ajo duket se është e bindur që fitoren e meriton Donald Veshaj.
“Kush e meriton ta fitojë BBV me sinqeritet?”- është pyetur ajo.
“Donald Veshaj absolutely (padyshim)”- u përgjigj Klea.
Ndërkohë, një pyetje tjetër rreth spektaklit ka qenë lidhur me Sarah Berishën. Ajo është pyetur se çfarë mendimi ka për blogeren.
“Që është një shembull për vajzat e reja për çiltërsinë, mirësinë dhe sinqeritetin që tregon dhe që ka”-ka thënë ajo.