Ashtu si pothuajse në çdo puntatë, Bora Zemani ka qenë e pranishme (edhe pse jo fizikisht), edhe në puntatën e fundit të emisionit të vëllezërve Veshaj.
Kjo sigurisht përmes deklaratave të Donald Veshaj.
Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi gjatë puntatës së emisionit të tij ku kishte të ftuar moderatoren Dojna Mema dhe partnerin e saj, këngëtarin Vlashent Sata.
Teksa po flisnin në lidhje me shtatzëninë e Dojnës, Donaldi me komentet e tij tregoi se i pëlqenin shumë fëmijët.
Në një moment gjatë bisedës në lidhje me emrin e fëmijës së Dojnës, kjo e fundit e pyeti Donaldin nëse ka plane për ndonjë fëmijë.
“Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.” Menjëherë përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, Arborin.
Fragmenti është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, ku kanë shpërthyer edhe komentet.
https://www.tiktok.com/@welcome_to_albania/video/7120722569187151109?referer_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&referer_video_id=7120722569187151109&refer=embed&referer_url=http://www.panorama.com.al/panoramaplus/a-ke-ne-plan-ndonje-bebe-donald-veshaj-habit-me-pergjigjen-aktori-i-humorit-flet-per-here-te-pare-per-djalin-e-bora-zemanit-e-kam-nje/