Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë tashmë dy nga personazhet më të komentuar të momentit, të cilët prej disa javësh, ata kanë nisur një romancë dhe dje i vunë vulën duke e thënë me plot gojë se e duan njëri tjetrin dhe pikë.
Së fundmi, vëllai i Beatrixës, këngëtari Alban Ramosaj ka treguar se përkrah lidhjen e tyre. Këtë ai e ka bërë të qartë në heshtje, thjesht duke i bërë “follow” Donaldit në Instagram.
Pra, Albani dhe Donaldi kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo ka mjaftuar që të aludohet se përkrahja për Trixën nga vëllai nuk ka munguar as këtë herë, edhe pse Albani ka patur marrëdhënie shoqërie shumë të mira me Bora Zemanin.