Këngëtarja Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP” do të jetë ditën e sotme prezente në live show e kete na i beri te ditur me ane te nje fotoje te postuar ne InstaStory.
Herën e fundit, ku ajo ishte e ftuar rrjeti kishte ‘plasur’ nga afrimiteti i Donaldit dhe Beatrix, për të cilën Semi tha se është një lojë, ndërsa kur dëgjoi Donaldin duke iu referuar Beatrix se “ajo që dua është kjo”, këngëtarja nuk e përmbahu dot veten dhe u largua nga studio pa thënë asgjë.
Po sot a do tentojë ajo të flasë me Donaldin? Mbetet të presim!
Kujtojme qe para pak ditesh u perfol se Lori Hoxha e kishte shpallur Semin nje person te padeshirueshem per “Top Channel”, duke e futur keshtu ne listen e zeze.
Madje, pas daljes se saj nga Big Brother VIP, ajo nuk ka qene e ftuar ne asnje interviste ne programet e Top Channel, por tashme nuk dihet se cfare ka ndodhur dhe ajo do te ftohet serish ne BBV.