Dritan Brama ishte nje prej 5 banoreve te rinj qe u bene pjese e shtepise se “Big Brother VIP” gjate spektaklit te se martes se shkuar, se bashku me Egzonen, Xheisaren, Arberin dhe Eltionin.
Ajo cka u duk paksa e cuditshme ishte se Dritani numeron plot 4.2 Milion followers ne profilin e tij ne Instagram, kur ne fakt nje pjese e mire e publikut neper komente shpreheshin se banoret e rinj nuk ishin shume te njohur dhe te degjuar, duke perfshire ketu edhe Dritanin.
Si nje koreograf, ai ka hapur edhe akademine e tij te kercimit e shpesh ka qene pjese e koncerteve ne krah te kengetareve te famshem.
Por serish numri i ndjekesve te tij eshte shume here me i madh se vete kengetaret me te cilet ai ka performuar.
Nje numer i tille ndjekesish nuk shihet as ne profilet e kengetareve me te njohur shqiptar qe kane edhe fame nderkombetare si: Loredana, Elvana Gjata, Butrint Imeri, Dafina Zeqiri, Kida, Don Xhon, etj.
Pra, duket se followers-at e Dritanit nuk jane aq real e per kete na i shton me shume dyshimet edhe nje interviste e tij e realizuar para 1 viti, ku shkruhej: “Si i arriti Tan Brama 2 milion ndjekes ne Instagram?”
Pra, ai tashme numeron 4.2 milion ndersa para nje viti ishte ne shifren 2 milion.
A eshte e mundur te arrish shifren e 2.2 milion followers me shume brenda 1 viti?
Epo, kjo ngre pak dyshime per nje koreograf qe mund te kete te gjitha aftesite absolute, por nuk njihet aq shume nga publiku, e as nga shikuesit e “Big Brother VIP”?