Instastory po bëhet territor gjithnjë e më intrigues! Përmes “like-ve private” mund të jepni sinjale pa qenë nevoja të futeni direkt tek DM e atij/asaj që pëlqeni. Pra, zyrtarisht mund të pëlqeni Story-n e dikujt duke klikuar mbi ikonën në formë zemre që do t’ju shfaqet në krah të opsionit “Send message”.
Pëlqimet private do t’ju thjeshtësojnë punën. Mund t’i tregoni dikujt që postimi i tij në Story ju pëlqen, pa qenë nevoja të nisni biseda duke dërguar emoji apo mesazhe siç kemi bërë deri më tani.
Opsioni u bë i aksesueshëm për të gjithë në 14 shkurt, ku kreu i Instagramit, Adam Mosseri sqaroi gjithashtu sesi do të funksionojë. Like-et e marra do të shfaqen krah numrit të atyre që kanë parë postimin tuaj dhe askush tjetër përveç jush nuk do të mund t’i shohë, siç ndodh me postimet në Feed.
❤️ Private Story Likes ❤️
Starting to roll out today, you can now send some love by liking people’s stories without sending a DM.
Likes on stories are private and do not have counts. Rather, they appear as hearts next to people’s handles in your Stories view sheet. pic.twitter.com/l56Rmzgnnw
— Adam Mosseri (@mosseri) February 14, 2022
Secili prej përdoruesëve në fund mund të shohë numrin total të pëlqimeve, shikimeve dhe mesazheve që ka marrë në Story si një mënyrë për të matur ndërveprimin aktiv që ka me ndjekësit. Nëse ende nuk ju është shfaqur si opsion, duhet të përditësoni aplikacionin apo thjesht t’i bëni restart telefonit tuaj.
Burimi: Bustle