Zbulohen detajet e para, Beatrix nesër thyen heshtjen…

Beatrix ishte banorja e eleminimuar e cila nuk beri asnje reagim disa dite pas daljes nga shtepia, arsyeja e cila tashme dihet, per shkak te gjithe presionit dhe mllefit te publikut ndaj lidhjes se saj me Donaldin.

Ajo madje nuk mori pjese as ne “Fan Club”, ku u tha se e kishte refuzuar ftesen per shkak te gjendjes se saj jo te mire.

Beatrix u prit që të ishte dje në “Fan Club” por as kjo nuk ndodhi dhe mesa duket me arsye, për ta ruajtur ‘ekskluzivitetin’ e rikthimit diku tjetër.

Ajo do të veprojë ndryshe nga konkurentët e tjerë për faktin se do rishfaqet në ekran jo në programet tjera mbështetëse por në spektaklin qendror, të njohur si “prime”.

Nuk eshte hera e pare qe perflitet se Beatrix do te kete nje takim me Donaldin ne shtepine e BBV, por kjo nuk ndodhi pasi u tha se nje here ishte Beatrix ajo qe e refuzoi ftesen, ndersa kur kjo e fundit kerkoi qe takimi te behej, u refuzua nga produksioni.

Kesaj here, burime të sigurta nga “Prive” shprehen se ajo do i rikthehet paraqitjeve mediatike ditën e nesërme, në spektaklin e së martës, njëmbëdhjetë ditë pasi e përmbylli aventurën në “Big Brother VIP”.

Mbetet të shihet nëse do ketë mundësi të përcjellë ndonjë mesazh tek Donaldi brenda, për të cilin është treguar shumë përkrahëse pas daljes duke i dëshiruar fitoren.