Ne u dashuruam me performancën e Malumës, ai u dashurua me traditat tona. Koncerti ishte aq fantastik sa me siguri nuk i kemi hequr sytë asnjë sekondë nga këngëtari, por çfarë na ka shpëtuar të gjithëve është veshja e ekipit të tij.
Kompania që organizoi eventin Red Cloud tregoi ekskluzivisht për “News31” se balerinat dhe banda muzikore mbanin veshur të gjithë nga një detaj të veshjeve popullore shqiptare.
Balerinat kishin lidhur në bel aksesorë nga kostumet tona popullore, ndërsa banda mbante veshur jelekë tradicionalë.
Gjithashtu burime per “News31” treguan se per Maluman ishte planifikuar nje veshje tradicionale e Shqipërisë së Mesme por moti i ftohte detyroi kengetarin te ndryshoje veshje.