Poem Blu është kthyer në një ndër bebushët më të komentuar të showbizzit.
Ledri Vula dhe Sara Hoxha shpeshherë ndajnë momente me vogëlushen e tyre.
Poem, e cila në dhjetor mbushi 1 vjeç, tashmë ka nisur të hedhë hapat e parë.
Ditën e sotme, Xheraldina ka ndarë një video ku shihet Poem teksa hedh disa hapa dhe na i shkriu zemrat me ëmbëlsinë e saj.
“Poi ecen vete”- ka shkruar Xheri në këtë postim..
Video është pëlqyer dhe komentuar në masë nga ndjekësit e saj të shumtë.