Rastet kur modelja bukuroshe Oriola Marashi ka treguar talentin e saj ne te kenduar, kane qene te pakta.
Edhe pse ka nje ze potent, duket se Oriola ka preferuar me se shumti fushen e modelingut te cilen e ushtron prej vitesh tashme.
Mirepo, pervec fotove provokuese ne Instagram-in me shume ndjekes dhe paraqitjen neper pasarela, Oriola ka edhe nje ane komplet tjeter.
E veshur me nje fustan tejet mbulues dhe ne rolin e sopranos, Oriolen e shohim per here te pare ne kete video te postuar nga miku i saj Alban Ramosaj.
Diten e sotme, bukuroshja feston ditlindjen dhe Albani preferoi pikerisht kete video per t’a uruar Oriolen, duke shkruar se njerezit duhet t’a njohin edhe per dhuratat mahnitese qe Zoti i ka falur, sic eshte zeri i saj potent.