Mbrëmjen e djeshme, Edi Manushi dhe Oriela Nebiaj ishin të ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku kanë ndarë disa sekrete profesionale lidhur me projektin e tyre më të ri.
Ata do të prezantojnë “Ëndërrtjerrësit”, emisioni i cili do të startojë këtë të diel dhe i dedikohet tërësisht vetë stafit të “Top Channel”.
Dy moderatorët do të intervistojnë shumë personazhe të ekranit, që punën e kanë nisur pikërisht në “Top Channel”.
Këto personazhe mund të jenë jo vetëm të mirënjohur për ekranin, por edhe ata që bëjnë një punë të madhe prapa kuintave.
Ndërkohë, për të shkëputur një fragment e për të na njohur pikërisht me emisionin më të ri, Ed Manushi kishte përgatitur momente të viteve më parë të moderatoreve të ndryshme në “Top Channel”.
Një ndër to ishte edhe moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani, e cila duket se ka qenë pjesë e velinave të emisionit investigativ “Fiks Fare”, detaj ky i njohur nga shumë pak njerëz. veline
Ai na ka treguar një video me prezantimin e Borës për të marrë pjesë në emision, ku tregon moshën e saj 17-vjeçare, faktin që studion për kanto në “Liceun Artistik” dhe dëshirën e madhe për të qenë pjesë e televizionit dhe ekranit.