Gjesti i presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski i cili shoqëroi në shkollë një vajzë 11-vjeçare me sindromën Down pasi dëgjoi se ajo po bullizohej nga shokët e klasës dhe disa prindër ishin ankuar pse ishte në të njëjtën shkollë me fëmijët e tyre, bëri jehohën në mediat britanike.
Daily Mail i kushtoi një shkrim Pendarovskit që e shoqëroi personalisht vogëlushen shqiptare të hënën për në shkollën e saj fillore në Gostivar.
’Ëmbla ka përjetuar bullizëm në shkollë për shkak të sindromës Down – një gjendje gjenetike që shkakton aftësi të kufizuara në të mësuar, probleme shëndetësore dhe karakteristika dalluese të fytyrës – u shpreh një zëdhënës i tij. Presidenti tha se sjellja e atyre që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jotipik”, theksoi ai
Presidenti vizitoi edhe familjen e Ëmblas, ndërsa ,ishte marrë me vete edhe disa dhurata për vogëlushen.
“Ne të gjithë jemi të barabartë në këtë shoqëri. Unë erdha këtu për të dhënë mbështetjen time dhe për të ngritur vetëdijen se përfshirja është parim themelor”, u shpreh Pendarovski.
https://youtu.be/341r5eI0-OM