Beniada ka qenë surpriza e këtij “Big Brother VIP”. Jo vetëm sensi i humorit, natyrshmëria, natyra pa komplekse e kanë bërë shumë të dashur. Por, mbi të gjitha me të folurën e saj atipike duke qenë se nuk kupton mirë shqip.
“O porfum, porfumi im”, “Për kokë të Zotit”, “Betrunti, Betrinti”, apo përshëndetjet për dajë Pashukun janë disa nga batutat më virale në rrjetet sociale. Por, duket se tashmë Beniada sapo ka lënë një tjetër batutë.
Duke qenë se është rritur në Itali, Beniada nuk e njeh historinë shqiptare. Duke përfituar nga kjo 3 finalistët e tjerë kanë filluar ta ngacmojnë Beniadën rreth fakteve e figurave historike.
Teksa po bisedonin, ata e pyesin se si është shprehja “Unë jam Ismail Qemali dhe mbrapa më vjen…”, ndërkohë Beniada përgjigjet: “kali” duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë teksa videoja tashmë po qarkullon kudo.
https://www.instagram.com/p/CaA-t-ol4cc/?utm_source=ig_embed&ig_rid=df58ad00-2f19-4143-b1c0-c1cb6b3951dd