Arbër Sulstarova u eleminua para disa javësh nga shtëpia e “Big Brother VIP”. medico
Ai komentoi edhe “dënimin” e Vëllait të Madh, pasi ai dha një mendim të vetin, lidhur me mënyrën sesi do të shihej Trixa jashtë. Kjo preku këngëtaren, që madje u përlot pas fjalëve të tij.
I pyetur nëse priste që të dilte Trixa, Sulstarova u shpreh se “po”. medico
“Unë i kam thënë Trix ‘si je?”. I kam thënë edhe Einxhel. Nuk kam dhënë asnjë informacion për mendimin tim. Unë dija që Beatrix është emocionale, më shumë se të tjerët. Nuk duhet të gjykohem vetëm unë për informacionet që jepen”, tha Arbëri.
Ai ka folur për herë të parë edhe për nominimin e tij të famshëm Beatrix-Donald-Einxhel, që është komentuar shumë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë.
I ftuar në emisionin “Fan Club”, tenisti u shpreh se mund të kishte çuar edhe “Arjola-Ilir-Donald”, por iu duk e padrejtë.
“Mendoj se e logjikova shumë fort. Duke qenë se Donaldi ishte shumë shok me Dagz, kjo treshe do të ishte më e fortë dhe publiku do kishte zgjidhje. Mund të kisha çuar, Monikë-Arjolë-Iliri, ose Ilir-Donald-Arjolë. e Mund të bëja edhe me të rinjtë, por zgjodha ndryshe”, tha Arbëri.