Mbrëmjen e djeshme, në puntatën e rradhës së “Big Brother VIP Albania” banorët u surprizuan nga reperi i njohur Mozzik, i cili dha performancën e tij në fund të mbrëmjes.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, Mozzik shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.
Ky i fundit e shoqëroi reperin brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe kjo gjë solli shumë polemika dhe kritika nga jashtë, ku u tha se Mozzik i dërgoi informacione.
Megjithatë, mesa duket reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit.
Ai ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram”, ku uron fitoren e Donaldit dhe deklaron se po e pret nga jashtë.
“Ti vjen nga Vlora, o vlla, ngrite edhe një herë Flamurin si duhet. Të përqafoj e të pres jashtë! King Donaldi!”.- ka shkruar ai.
Rikujtojmë se Mozzik dhe Getinjo kanë raporte shumë të ngushta me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj. Ata janë shfaqur shumë herë në praninë e njeri-tjetrit, duke kaluar kohë së bashku.
Donaldi është një nga personazhet më të preferuar të publikut, duke qenë kështu një nga pretendetët për finale, e për çmimin e madh.