Pas ndarjes nga Blero, ditëve të fundit Afrona Dika është përfolur edhe për ndarje nga partneri i ri, me tē cilin ajo zyrtarizoi romancën.
Mesa duket gjërat nuk po ecin mirë pasi modelja herë pas here ka “thumbuar” në rrjete sociale.
Kësaj radhe ajo ka shpërndarë në instastory një thënie e cila të lë të mendosh se tradhtia ka qenë shkaku i ndarjes, nëse ka një të tillë.
“Kjo foto tregon se kur ti e kqyr ni femën tjetër, dikush tjetër e kqyr tënden”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Afrona.