Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, tashmë i është rikthyer jetës normale. Aktorja e njohur ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ajo ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.
“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, jua dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkruan Arjola në postimin që e ka shoqëruar së bashku me një foto të veten.
https://www.instagram.com/p/CZ5CCKDt9Jp/?utm_medium=copy_link
E sigurisht që ndjekësit nuk kanë ngurruar të lënë komentet e tyre, ku shumica e kanë përgëzuar për aventurën e saj në “Big Brother VIP”.
Ndërkohë kujtojmë se aktorja e njohur u eliminua nga publiku një javë para finales së madhe të 18 shkurtit.
Por pavarësisht kësaj, Demiri tashmë e ka fituar “Big Brother”-in e saj, pasi televizioni i Top Channel i bëri dhuratën më të bukur, duke i dhuruar një apartament asaj për të dhe fëmijët e saj.