Të gjithë janë duke folur për tatuazhin e ri të Shawn Mendes, por cili është kuptimi i tij?

Tatuazhi i këngëtarit të njohur Shawn Mendes i ka intriguar të gjithë fansat dhe ka ngritur shumë pikëpyetje mbi kuptimin e tij.

Shawn Mendes ka postuar disa foto ditën e djeshme në “Instagram” dhe në njërën prej tyre mund të shihet një tatuazh me ngjyrë të kuqe që ndodhet mbrapa qafës së tij, e cila duket si një gërvishtje.

Tatuazhi i ri i muzikantit kanadez i ngjan gjithashtu tatuazhit në qafën e Machine Gun Kelly, i cili debutoi në vitin 2021.

Natyrisht, fansat ishin të intriguar.

Të gjithë ndaloni, SHAWN ka një tatuazh të ri,” shkroi në “Twitter” një fanse e këngëtarit.

Një person tjetër shkroi:

Më trego çfarë do të thotë ky tatuazh i ri  @shawnmendes.

https://www.instagram.com/p/CbOORd2O7TT/?utm_source=ig_embed&ig_rid=09c02023-da00-43b3-8ebd-acd7a2473589

Kjo temë më pas u kthye në një debat mes komentuesve të cilët kishin mendime të ndryshme për tatuazhin e Shawn. shawn mendes

Uau e mahnitshme mendova se dikush me thonj jashtëzakonisht të gjatë e kishte gërvishtur.”, shkruan një ndjekës.

Mendes, i cili ka edhe tatuazhe të tjera, nuk ka treguar ende se nga mund të jetë inspiruar për tatuazhin e ri.

Tatuazhet e Shawn Mendes janë një vepër arti,” shkroi një tjetër fanse në “Twitter”.