Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Shqiptarët me shpatulla pas murit”, çmimi i naftës kap shifrën e frikshme

LokimagazineLokimagazine30 August, 2023

Rritja e çmimit të naftës është pranë niveleve më të larta disa-vjeçare, duke shkaktuar krizë në tregun vendas.

Nuk mjaftonte rritja e çmimeve tavan të produkteve e shërbimeve por u rrit me shifra marramendëse edhe çmimi i naftës i cili ka pësuar rritje për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj.

Ndërkohë ditën e sotme në pikat me pakicë, nafta rezulton e shtrenjtuar ku një litër po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.

Shkaku kryesor në rritjen e naftës gjatë kësaj periudhe ka qenë shtrenjtimi i karburantit në bursa ku një fuçi naftë është shitur 90 dollarë, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018. cmimi i naftes

Gjithashtu një tjetër arsye mjaft e rëndësishme e cila ndikoi drejtpërsëdrejti në rritjen e çmimit të naftës duke e çuar kështu drejt 200 lekëshit, lidhet me paketën e fundit fiskale e cila parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që ka filluar të zbatohet nga tregtuesit. cmimi i naftes

Pra inflacioni ka arritur në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%, ndërsa mesatarja vjetore e 2021 sipas Instat është 2%. Vetëm nga indeksimi i inflacionit nafta është shtrenjtuar me rreth 3-4 lekë për litër.

Kujtojmë se aktualisht nafta në vend ka kapur nivele rekord historike prej 190-200, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.

Ndërsa aktualisht në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 110-120 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 38 lekë më shumë se 10 vite më parë.

Ndërsa nga 1 janari këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit, që sipas aktorëve duhet të rishikohet çdo tre muaj.

Burimi: /Gazeta Reforma

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Burri që i mbijetoi rrëzimit të avionit Air India ishte ulur në të njëjtën sedilje me burrin që i shpëtoi rrëzimit fatal të avionit vite më parë

Sulmet në Izrael, Irani kërcënon Perëndimin: Gati 2000 raketa për Europën!

Izraeli mesazh evakuimi në persisht popullit iranian: “Largohuni menjëherë”

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.