Gjate puntates se sotme ne rubriken “Trotuar” te “E diell” po flitej mbi lidhjet e dashurise e gjithashtu divorcet, ku te ftuar ishin dy figura publike te etiketuar si persona familjarë, Irgen Cela dhe Andi Lila.
Teksa po debatonin, Shqipja dhe nje tjeter pjestare e panelit, Atalanta Kercyku, po flisnin te dyja ne te njejten kohe e keshtu u perplasen se kush nga ato do t’a lejonte tjetren te fliste.
Ne kete moment, Bledi Mane nuk e kurseu nje ngacmim per Shqipen duke i thene:
“Ke nje vit e gjysem qe flet ne Per’puthen e s’te kemi thene gje, vazhdo!”
Kaq mjaftoi qe Shqipja te revoltohej dhe t’i kthehej Bledit duke i thene se ajo ndejti vetem 1 muaj e gjysme ne program dhe se Per’puthen mori emer vetem nga ajo dhe nga drejtesia e saj.
Shqipja ishte nje prej konkurrenteve me te zjarrta te programit dating, deklaratat e se ciles ishin gjithnje te drejtperdrejta, aq sa njera prej tyre i solli edhe eleminimin.
Kujtojme se perjashtimi i saj erdhi si pasoje e perplasjes me Gracianon, ku ky i fundit deklaroi se ishte biseksual, gje qe Shqipes nuk i pelqeu dhe e shprehu kete gje hapur, pa dorashka.
Gjithashtu, edhe pas largimit nga programi, Shqipja vazhdonte te ishte ne qender te vemendjes me deklaratat dhe “bombat” e saj.