Dita e te dashuruarve i gjeti banoret e shtepise me te famshme ne Shqiperi te izoluar, larg te dashurve te tyre, megjithese “Vellai i madh” u tregua mjaft zemermire ne kete “Shen Valentin”.
Mengjesi i sotem i gjeti banoret mes arushave dhe buqetave me lule, e gjithashtu iu dha mundesia te lidheshin Live me Ledion Licon ne radio, ku mund t’u benin nje dedikim personave te zemres.
Edhe Donaldi i dergoi nje mesazh romantik Trixes, ku i tha se e kishte marre shume malli dhe se e donte shume, e gjithashtu e pershendeti me kengen e Sam Smith, “Fire on fire”, per te cilen ai tregoi se eshte kenga e tyre.
Perpos ketyre, Donaldi i la nje porosi edhe Romeos qe t’i dergonte Trixes disa lule dhe arusha per kete dite te vecante, porosi qe normalisht u krye nga Romeo.
Ai se bashku me Trixen ndan me ndjekesit e tyre ne Instagram foto te luleve, ndersa tek fotoja e Trixes vume re se kishte marre disa dhurata edhe nga fansat, ku nder to ishte nje album me fotot e saj dhe te Donaldit.