Nora Istrefi së fundi ka publikuar baladën e saj më të re me titull “Më mungon”.Tematika e këngës është e prekshme dhe ka depërtuar në zemrat e shumë fansave të saj.
Një koment për këngën në fjalë e ka dhënë edhe ish bashkëshorti i saj, këngëtari Robert Berisha.
I ftuar në emisionin “Libero”, në një moment është ngacmuar nga prezantuesit me pyetjen se “nëse mendon që kënga ‘Më mungon’ është dedikim për të?’.
Ai me shaka u përgjigj se nuk e beson që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë, pasi ngase e njeh mirë Norën, e din që ajo nuk i shkruan tekstet vet.
“Kjo pyetje iu shtrohet shpesh këngëtarëve. Këtë mund të ia bëni rep-artistëve sepse ata i shkruajnë vet tekstet për vete. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore që i ka shkruar, kurrë tekst nuk ka shkruar, shkruan tjetër kush për neve. Njashtu dhe unë. E paguan tekstin, çfarë është më ‘in’ kohëve të fundit. Tetë milionë këngë janë ‘Më mungon’, ‘Pse shkove’, ‘A po kthehesh’, kështu që s’e besoj që ia ka kushtuar dikujt”- ka thënë Roberti.