Publikohen pamjet gjatë arrestimit të Elsa Lilës nga policia italiane në Romë (VIDEO)

Mëngjesin e ditës së sotme, policia italiane ka arrestur 13 persona që dyshohen për trafikim droge, ku në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila.

“Corriere della Città” ka publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimeve që janë kryer.

Elsa Lila është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

 

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

Sipas “Corriera della Citta“, bëhet e ditur se 41-vjeçarja, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ka pasur rolin kyç në gjithë këtë organizim.

Bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë.

I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Sipas “La Republica”, hetimet janë zhvilluar nga prokuroria e Romës dhe drejtoria e Antimafias.