Me rastin e pavarsise se Kosoves diten e djeshme, Donaldi kishte vendosur te realizonte portretin e Adem Jasharit ne shtepine e “Big Brother VIP” per te cilin kerkoi nje telajo dhe boje.
Mirepo, nje teori tjeter u shfaq pas perfundimit te piktures se tij.
Neper rrjet filloi te komentohej se piktura e tij perfundimtare nuk ishte e njejte me ate te fillimit, duke hamendesuar se produksioni ia ka nderruar pikturen Donaldit ne moment te fundit.
Por, keto hamendesime u hodhen poshte nga gazetari Olti Curri i cili ndau me ndjekesit e tij ne Instagram nje foto ku tregohej nje tjeter krahasim, e me pas nje video ku tregonte se Donaldi e kishte menduar t’a realizonte kete pikture qysh me heret.
Ne kete video degjohet Donaldi duke thene se i ka kerkuar produksionit nje telajo te cilen nuk ia kane dhene, dhe Agron Llakaj qe shprehet:
“Po pse nuk t’a japin, nje telajo eshte ajo”
Gjithashtu kujtojme se fotoja e pare eshte piktura e Donaldit e paperfunduar e normalisht ai mund te kete shtuar shume detaje te tjera deri ne perfundim te saj.