Ditet e fundit dyshja Donald- Einxhel kane patur disa debate qe pas misionit se Trixes dhe Donaldin, ku vune ne loje Egzonen.
Sipas Einxhel kjo ishte diçka e tepruar dhe e pa tolerueshme ndaj dhe ajo ka patur shume debate me Donaldin ne lidhje me kete ceshtje.
Por, nje zarf i mberritur tek banoret persa i perket puneve te shtepise trazoi serish ujerat mes dyshes.
Sipas njoftimit të “Vëllait të madh”, banorët dënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.
Në rast shkelje të këtyre kërkesave, u lajmërua se do të merren masa.
Menjëherë pas leximit të zarfit, ka nisur debati mes Einxhelit dhe Donaldit, ku moderatorja i përmend veshëmbathjet Donaldit ku sipas saj i gjen kudo të përhapura në lavanderi.
Nga ana tjetër Donaldi i tha Einxhel se si femër që është duhet të bëjë në minimum gjërat që flet.
Kjo nuk u prit mire nga moderatorja, e cila tha:
“Unë higjenën time e mbaj, nuk kam ardhur të të shërbej ty”.
Teksa ajo u ngrit për të dale nga dhoma, Donaldi e quajti “Ëngjëll”. Kjo gjë e revoltoi shumë atë, duke i kërkuar mos ta përsërisë më.
“Mos më thirr ashtu, shakanë time e të Monikës nuk ke të drejtë ta përmendësh”- u shpeh ajo.
Ndërkohë, Dagz u përfshi mes tyre duke i dhënë të drejtë partneres së tij.
“Donaldi nuk ka drejtë kërkujt mi thonë kurgjo”- replikoi ai.