Zayn Malik vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi në mediat ndërkombëtare po raportohet se Zayn ka patur një lidhje me yllin e dikurshëm të “Towie”, Abi Clarke, gjatë kohës që ai ishte ende në lidhje me Gigi Hadid.
Këngëtari thuhet se u fiksua me të pasi u takuan në një lokal në Los Angeles.
Abi, e cila më parë ka qenë në lidhje me Floyd Mayweather, e ka quajtur Zayn ‘Mr Grey’ teksa ata takoheshin në rezidencën e tij në Londrën Veriore, sipas The Sun.
Lidhja përfundoi vetëm kur Abi pa në telefonin e tij një mesazh nga supermodelja, ku shkruhej: ‘Më mungon’. Raportohet se Abi mendoi se Zayn Malik ishte ndarë me Gigi kur ata filluan të flasin dhe i dha fund lidhjes pasi pa mesazhin e Gigi sepse ajo nuk donte të ishte e tretë.
Thuhet gjithashtu se Abi i kishte thënë shoqes së saj se Zayn i thoshte se ajo ‘i kujtonte’ ish të fejuarën e tij Perrie Edwards, nga e cila ai u nda përmes një mesazhi në vitin 2015.
The Sun shkruan se këngëtari i tregoi Abi-t për gjithçka nga familja e tij, për kohën kur ishte në One Direction dhe madje edhe për ndarjen e tij nga Perrie, duke i thënë asaj se ishte ‘vërtetë i mërzitur’ se si kishte përfunduar ajo marrëdhënie.
Zayn Malik u nda nga supermodelja Gigi në tetor, pas gjashtë vitesh së bashku. Ata kanë një vajzë 16-muajshe Khai. Lajmet për aferën e këngëtarit vinë vetëm disa ditë pasi u raportua se Zayn ishte regjistruar në faqen e takimeve WooPlus.