Bruno dhe Florjana janë larguar mbrëmjen e djeshme si çift nga “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe tashmë kanë vendosur ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.
E po ashtu, Bruno tregonte ndjesitë e tij për Florjanën dhe cilësitë me të cilat ajo e bëri për vete.
“Këto emocione shpresoj t’i kemi në vazhdim gjithmonë.”, tha Bruno, teksa Florjana u shpreh: “Më emocionove shumë. Më bëhet qejfi që ke këtë lumturi nga unë. Më ke emocionuar aq shumë saqë nuk di çfarë të them më…”
Çifti shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, duke u rikthyer më pas në studio, ku Bruno i propozoi të largohen nga emisioni dhe mori një “Po” nga Florjana.
“Që në këtë moment dua të të marr në krahë dhe të largohemi që këtej”.
Pas ketij momenti opinionisti Arjan Konomi u perlot per largimin e tyre, ndersa diten e sotme u dedikoi nje shkrim me fjale te embla ne Instagram:
“Faleminderit @brunoshemsho1 dhe @annagjini_ që na dhuruat lotë gëzimi! Qofshi të lumtur e paçi sa më shumë ditë të bardha si zemra dhe shpirti juaj! Doja të flisja më shumë për ju të dy, për atë që jeni dhe çfarë keni kaluar, por nuk flisja dot.
Do të na mungoni !!”