Egzona Rafuna është moderatore nga Kosova e cila së fundmi ishte pjesë e Big Brother VIP. Rrugëtimi i saj në shtëpinë e famshme morri fund të premten që lam pas.
Sot ajo ishte e ftuar në ‘Ftesë në 5’, ku shpalosi sërish shumë gjëra pas daljes së saj nga BBV-ja.
Egzona ka folur për Beatrixën dhe kontaktin e saj pas daljes nga shtëpia. Dy ish banoret nuk janë takuar por ato kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Ajo sqaroi se e ka përgëzuar për projektin e saj të ri i cili edhe është dedikim për Donaldin. Gjithashtu ajo sqaroi se ishte ndër të paktë persona që kanë komunikuar me Trixën. Po ashtu Egzona sqaroi se Beatrix është në gjendje të mirë tashmë.
Egzona foli dhe per banorin i cili nuk e meriton të jetë në finale. Moderatorja zgjodhi ta thotë emrin e Monikës ku edhe sqaroi se është zhgënjyer nga ajo ku edhe i ka parë gjërat nga jashtë.Sipas saj Monika para saj është treguar shumë e mirë por mbrapa shpine ka treguar një fytyrë tjetër saj
Kujtojme se Egzona ishte e ftuar ne “Fan Club” ku pati dhe nje debat me shoqen e ngushte te Arjoles, Adriana Matoshin, pasi Egzona ishte shprehur se Arjola nuk e kishte pritur mire ne shtepi.
Pas ketij debati, ne nje moment Adriana u shpreh se Einxhelit nuk i kishin ndejtur afer aq sa duhet e per kete Egzona tregoi dicka qe ndjekesit nuk e kane pare.
Ajo tregoi se “Vellai i madh” u ka komunikuar banoreve se vetem Donaldi dhe Beniada do te kujdeseshin per Einxhelin, e kjo per te mos perhapur panik tek shikuesit dhe tek familjaret e Einxhelit.
Por keto fjale te thena nga Egzona jane interpretuar ne nje menyre krejt ndryshe
Neper rrjetet sociale eshte thene se Donaldi eshte perpjekur te duket si “hero” qe i ka ardhur ne ndihme Einxhelit kur ne fakt ky ishte nje urdher i produksionit.
Pas ketyre videove dhe komenteve qe filluan te qarkullonin, Egzona eshte ndjere e detyruar t’a sqaroje serish situaten duke thene se Donaldi dhe Beniada ishin dy banoret qe u zgjodhen nga produksioni per shkak te vullnetit dhe te ndihmes me te madhe ndaj Einxhelit, duke permendur ketu edhe ndihmen e banoreve te tjere, ne kohen qe ishte e nevojshme.