Pamjet e nxjerrin zbuluar, Flor Mumajesi dhe Liberta Spahiu kapen ‘mat’ duke u puthur ne buze (VIDEO)

Ishte fillimi i vitit 2018, kur në mediat rozë po përflitej një romancë e re mes Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut.

Madje thashethemet shkuan deri aty sa të thuhej se arsyeja e largimit të Florit drejt Prishtinës ishte pikërisht moderatorja shqiptare.

Nuk dihet se çfarë ndodhi më pas mes tyre, por Liberta dhe Flori nuk u përfolën më dhe nisën të qarkullonin lajmet se ata mund të jenë ndarë.

U bë kohë që Florin dhe Libertën s’i kishim parë pranë njëri-tjetrit, por tani po rikthehen dyshimet se ata mund të jenë sërish çift.

Flori dhe miqtë e tij Bruno e Klajdi Haruni kanë qenë të pranishëm në një dasëm në Neë York, aty ku e ftuar ishte edhe Liberta Spahiu.

Kjo e fundit, në momentin që Flori nis të këndojë para të pranishmëve, realizoi një video dhe i dedikoi një shkrim të veçantë në Instagram, duke e quajtur “babushi i skenës”, ku sigurisht s’munguan urimet me zemra.

Si per te mos mjaftuar me kaq, nje video e publikuar diten e sotme ne rrjete sociale tregon se si Flori teksa performonte iu afrua Libertës dhe e puthi në buzë.

Epo, pas ketyre pamjeve mund te themi me bindje se dyshja jane serish bashke.