Pak dite me pare ne shtepine e “Big Brother VIP” mberriti nje zarf i cili i vendoste banoret perpara nje zgjedhje.
Ata do te mund te zgjidhnin nje prej personave jashte, kedo qofte, per te darkuar me ta ne shtepi por per realizimin e ketij takimi do te humbnin disa para nga cmimi i madh.
Te gjithe banoret e bene zgjedhjen e tyre, nder ta edhe Donaldi i cili zgjodhi Beatrix.
Mirepo, mbremjen e djeshme u percoll informacioni se ajo kishte vendosur te mos shfaqej ne BBV, e kjo per shkak te batutave mes Donaldit dhe personazheve te njohur, te ftuar nje nate me pare ne shtepine e BBV, kryesisht mes Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.
Kjo shkaktoi nje merzi te madhe tek Donaldi pasi cdo gje ishte bere ne kontekstin e shakase e asgje me teper.
Mirepo, pas refuzimit te djeshem te Beatrix, teori te tjera po qarkullojne neper rrjet ku thuhet se e gjithe cka ndodhi ishte e planifikuar ne menyre qe takimi mes Trixes dhe Donaldit mos te realizohej dje, por te shtyhej per nje moment te dyte, per shembull ne 14 shkurt, dita e te dashuruarve?!
Teori “konspirative” te publikut, apo eshte dicka e mire-menduar nga produksioni?
Kjo do te mbetet per t’u pare!