Olti Curri me rezerva ndaj ish banoreve, ‘thumbon’ hapur Ilir Shaqirin dhe Kledi Hysen: “Ishin te dores se dyte…”

Gazetari i njohur, Olti Curri njihet per komentet e tij thumbuese.

Se fundmi, ai ka komentuar pothuajse cdo detaj te edicionit të parë të “Big Brother Vip”.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, ai ka kritikuar produksionin e këtij spektakli, po ashtu edhe banorët të cilët ishin pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri.

“Personazhe të dorës së dytë, vetëm Fifi ka qenë VIP aty, më thoni ju, e ka njohur dikush Ilir Shaqirin apo Kledi Hysën më herët?”, u shpreh Curri, duke “thumbuar” direkt të gjithë banorët e tjerë.

Sipas tij pjesëmarrësit në “BBV”, nuk janë personazhe të forte por aty hynë pllaka të thyera sepse po të ishte ndryshe do të ishte vështirë të menaxhohej.