Gazetari i njohur, Olti Curri njihet per komentet e tij thumbuese.
Se fundmi, ai ka komentuar pothuajse cdo detaj te edicionit të parë të “Big Brother Vip”.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, ai ka kritikuar produksionin e këtij spektakli, po ashtu edhe banorët të cilët ishin pjesë e shtëpisë së famshme në Shqipëri.
“Personazhe të dorës së dytë, vetëm Fifi ka qenë VIP aty, më thoni ju, e ka njohur dikush Ilir Shaqirin apo Kledi Hysën më herët?”, u shpreh Curri, duke “thumbuar” direkt të gjithë banorët e tjerë.
Sipas tij pjesëmarrësit në “BBV”, nuk janë personazhe të forte por aty hynë pllaka të thyera sepse po të ishte ndryshe do të ishte vështirë të menaxhohej.