Ylli latin me fame boterore, Maluma, ka performuar per here te pare ne Shqiperi me nje koncert madheshtor ne sheshin “Nene Tereza”, para mijera njerezve.
Por, megjithese po behen dite nga largimi i tij, duket se kengetari ende e ka mendjen nga performanca ne Tirane dhe kete e beri te ditur sot ne rrjete sociale.
Maluma postoi në InstaStory një video të publikuar nga faqja e Instagramit të kompanisë “Royalty World Inc” në të cilën është përmbledhur qëndrimi i tij në Tiranë.
“Çfarë përvojë e mrekullueshme është të shkosh në vende për herë të parë dhe të kesh një mirëseardhje të tillë, faleminderit, shpresoj që të mund të rikthehem shumë shpejt”, shkruhet në mbishkrimin e videos, e cila u ripostua edhe nga Maluma.
Koncerti në Shqipëri ishte në kuadër të turneut të tij evropian “Papi Juancho”, ku pas Tiranës vazhdoi në Londër.