Beatrix Ramosaj mund të themi me plot gojë që që prej hyrjes së saj në ‘Big Brother VIP” ka krijuar shumë ‘zhurmë’. Nisur që me lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj, sjelljen e saj dhe padyshim dhe për momentet plot humor që na ka falur.
Para pak kohësh, bukuroshja bëri një gafë që u kthye në ‘meme’ kudo, ku teksa në një bisedë me banorët u pyet se sa bëjnë ’12+4′, ajo u përgjgigj ’26’.
Jo vetëm kjo, por këngëtarja edhe disa ditë më parë, në një bisedë me Donald dhe DAGZ, teksa ky i fundit ka pyetur se sa bëjnë ‘1099+1’, Trixa menjëherë ka thënë një milion.
Pas saj, ka reaguar menjëherë Donaldi duke thënë: “Bëjnë 1100 moj”.